Bota
Gazetarja flet për gjendjen e prindërve të 20-vjeçarit që u vra: Ishin të tronditur në spital, s’po e besonin dot

E ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ka qenë gazetarja Dorjana Bezat, e cila ka treguar me detaje ngjarjen që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ku Stiven Toshkezi 20 vjeç humbi jetën pasi dyshohet se u sulmua me thikë nga dy 18-vjeçarë.
Ai u kap në një cep të rrugës, në lagjen ku jetonte dhe u gjuajt disa herë me thikë. 20-vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.
Në fakt ishte shumë tronditëse, unë kam biseduar me një punonjësit e policisë që asistoi në spital për të marrë dëshmitë e para të prindërve dhe komunikimi që ai më tregoi se prindërit kishin pasur me njëri-tjetrin, ku e kishin të pamundur të besonin që fëmija i tyre kishte ndërruar jetë, ishte vërtet tronditëse dhe për këtë më vjen keq, që shohim shohim gjithnjë e më shumë të rinj që janë pre e drogës, e konflikteve, armëve, shohim dhe konflikte dhe më banale në rrjete sociale siç ndodhi para dy ditësh në Durrës”, u shpreh gazetarja Dorjana Bezati.




















