Lajme
Fushata nis me vrasjen e këshilltarit bashkiak në Shëngjin

Në Shëngjin njihej si biznesmen dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit ku ishte bërë pjesë me logon e PSD-së së Tom Doshit, por edhe si i arrestuar për armëmbajtje pa leje para shumë vitesh. Ekzekutimi i Ardjan Nikulajt ka tronditur qytezën e vogël të Shëngjinit, që pret hapjen e sezonit turistik, ndërsa është përfshirë nga ethet e fushatës për 14 Majin.
Mënyra se si u vra 50-vjeçari la gjurmë për shkak të pamjeve që u shpërndanë në media. Në foton e shkwputur nga kamerat e sigurisw duket momenti tragjik i krimit, si tw ishte njw skenw filmi.
Viktima është ulur me njw kafe pwrpara. Qëndron ende në tryezë, ndërsa sheh përballë vrasësin, Ky sapo ka hyrw. Nw kwmbw pwrballw viktimws, wshtw i maskuar me një skafandër motori, maskë anti-covid dhe një jelek fostoreshent, i ngjashëm me motorristwt qw sapo kanw sjellw njw porosi.
Drejt 50-vjecarit ka ngritur pistoletwn. Wshtw momenti i fundit i jetës se Ardjan Nikulajt, qw u qëllua me 7 plumba. Një prej tyre e ka kapur në ballë duke e lënë të vdekur në vend. Mes vraswsit dhe viktimws, nw foto duket vjehrri i viktimës, i cili nuk ka marrë asnjë lëndim.
Jashtë lokalit, vrasësin e priste një një ‘Range Rover’ i zi me targa angleze, që është larguar me shpejtësi. Policia mori që në fillim informacione se vrasësit lëviznin me një mjet të tillë, por nuk mundi t’i ndalojë.
Restoranti është në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit.
Hetimi për hasmëritë e vjetra në Lezhë
Ardian Nikulaj kishte ndërruar emër. Ai njihej edhe si Ardian Marku dhe prej kohësh lëvizte me makinë të blinduar. I ruhej një goditjeje për shkak të hasmërisë së vjetër apo konflikteve në biznes. Këto janë edhe pistat e hetimit për momentin nga oficerët e policisë gjyqësore.
Menjëherë pas vrasjes, policia kreu kontrolle në banesat e familjes Palaj në Lezhë. Dyshohet se krimi sot ka të bëjë me një gjakmarrje që ka nisur rreth 20 vite më parë, kur ka mbetur i vrarë vëllai i Ardian Nikulajt. Disa vite më pas, në atentat janë vrarë dy anëtarë të familjes Palaj, që u pasua me vrasjen e vëllait të dytë në familjen Nikulaj.
Në 2021, Nikulaj ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Social-Demokrate me kryetar Tom Doshin. Prej 2019-ës ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe rikandidonte sërish për në këshill në zgjedhjet e 14 Majit. Më herët ka mbajtur disa poste në administratën lokale si drejtor i OSHEE-së dhe ALUIZNIT./Lapsi.al
The post Fushata nis me vrasjen e këshilltarit bashkiak në Shëngjin appeared first on Lapsi.al.





















