Connect with us

Lajme

Furgoni me nxënës është aksidentuar, ja si paraqitet gjendja e tyre (DETAJE)

Publikuar

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i ndodhur pak më parë në Bulqizë të Shqipërisë ku u përplas një furgon me studentë.

Mësohet se furgoni transportonte nxënës të shkollës profesionale të minierave, të cilët po shkonin në minierën e këtij qyteti për praktikë. Drejtuesi i furgonit ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe duke shkaktuar një aksident, ndërsa disa prej nxënësve kanë mbetur të plagosur dhe 5 prej tyre ndodhen në spital.

Megjithatë mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Pra, pritet një njoftim nga policia për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

NA NDIQ NË FACEBOOK