Sport
Fitorja e gjashtë radhazi, Shkëndija “presion” Strugës kryesuese

Shkëndija nuk ndalet as përballë Bregalnicës duke siguruar fitoren e gjashtë radhazi në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë nga Tetova triumfuan 0-1 në transfertë.
Golin e fitores e realizoi Klinsman Cake në mesin e pjesës së dytë. Ky ishte goli i tretë sezonal në kampionat për 23-vjeçarin nga Tirana.
Lexo edhe:
- Humbja e penalltisë, Giroud: E pyeta Meret pas ndeshjes nëse e dinte ku do e çoja topin
- Çmimet e biletave të finalen e Championsit, më e lira dhe më e shtrenjta
- VIDEO/ Stopim dhe rrotullim perfekt brenda zonës, Limaj gjen golin në Rumani
- VIDEO/ Legjenda e UFC përfshihet në një sherr rruge, lë pa ndjenja kundërshtarin
Shkëndija ndodhet në formë të shkëlqyer dhe vijon të luftojë për titullin kampion me Strugën. Tetovarët renditen në vendin e dytë me tri pikë më pak se kryesuesit e Strugës.

The post Fitorja e gjashtë radhazi, Shkëndija “presion” Strugës kryesuese appeared first on SuperSport.





















