Connect with us

Lajme

Firmoset marrëveshje 2 milionë € për kositje të barit, drejtori shqiptar dhe kompania harrojnë gjuhën shqipe

Publikuar

Ndonëse drejtori i NP “Rrugët shtetërore” është shqiptar, marrëveshjet me kompanitë bashkëpunuese bëhen vetëm në gjuhën maqedonase.

Një prej tyre është edhe marrëveshja me kompaninë “Mirsat Komerc” nga Kërçova, e cila është angazhuar për kositjen e barit përreth autostradave të shtetit.

Në këtë marrëveshje në nenin dy theksohet:

“Gjuha e marrëveshjes edhe në dokumentet tjera të cilat përfaqësojnë pjesë formale të marrëveshjes është gjuha maqedonase.  Gjuha e komunikimit në formë të shkruar në mes palëve të marrëveshjes është në gjuhën maqedonase”, thotë Neni 2 i Marrëveshje.

Ligji për përdorimin e gjuhëve u publikua në gazetën zyrtare në vitin 2019 me çka gjuha shqipe u bë zyrtare.  Në ligjin për përdorimin e gjuhëve, neni 1 alineja 3 thuhet:

“Në të gjitha organet e pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, entet dhe organizatat, komisionet, personat juridikë që kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet tjera, gjuhë zyrtare krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj është edhe gjuha që e flasin 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe alfabeti i saj, në mënyrë të përcaktuar me këtë ligj”, thotë Ligj për Përdorimin e Gjuhëve, neni 1, alineja 3.

Edhe presidentja Kosovës, Vjosa Osmani sot në fjalimin e saj para deputetëve tha se gjuha shqipe duhet të respektohet.

“Padyshim se ruajtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe është një element shumë I rëndësishëm në zhvillimin e bashkëjetesës ashtu siç është diverziteti dhe ruajtja e identiteteve e kulturave të ndryshme një vlerë e shtuar e shoqërive tona”, deklaroi Vjosa Osmani – presidente e Kosovës.

Pyetëm në Ndërmarrjen Publike “Rrugët shtetërore” se pse më këtë marrëveshje përdoret vetëm gjuha maqedonase por, përgjigje nuk morëm.

Ndryshe vlera e kësaj marrëveshje është rreth 2 milionë euro, ndërsa është nënshkruar për kohë zgjatje prej dy vjetëve.

Marrëveshja në fund mban firmën e drejtorit të NP “Rrugët shtetërore”, Ejup Rrustemi dhe pronarit të Kompanisë “Mirsat Komerc”, Zeqir Zeqirovski./TV21

Maqedoni6 minutes ago

Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë, por nuk i mbështesim tre zonat zgjedhore të posaçme

Shqipëri36 minutes ago

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

Lajme2 hours ago

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

Maqedoni3 hours ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni3 hours ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri3 hours ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme4 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme4 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni6 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota6 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme6 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni6 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

NA NDIQ NË FACEBOOK