Bota
Finlanda anëtarësohet të martën në NATO

Finlanda do të bëhet të martën anëtarja e 31-të e NATO-s, ka bërë të ditur aleanca veri-atlantike.
Aplikimi për anëtarësim është nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, e nisur më 24 shkurt 2022.
Finlanda ndan një kufi të gjatë, mbi 1.000 kilometra, me Rusinë.
Turqia e pati vonuar ratifikimin e kërkesës së Finlandës për anëtarësim, duke thënë se ky shtet është duke mbështetur “terroristët”.
Çdo zgjerim i vendeve të NATO-s duhet të bëhet me mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare.
“Ne, në selinë e NATO-s, do ta ngremë lart flamurin finlandez për të herë të parë. Do të jetë ditë e mirë për sigurinë e Finlandës, për sigurinë nordike, dhe për NATO-n si tërësi”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nga Brukseli.
“Si rezultat, edhe Suedia do të jetë më e sigurt”, ka thënë ai.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.
Presidenti rus, Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
















