Bota
Erdogan kërcënon Izraelin për Al Aksa-në

Në një bisedë telefonike me presidentin izraelit Herzog, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, tha se nuk do të vëzhgojë në heshtje provokimet dhe kërcënimet ndaj statusit dhe spiritualitetit të xhamisë Al-Aksa.
Kujtojmë se të mërkurën, më 5 prill, policia izraelite njoftoi se gjatë natës kishte ndërhyrë në xhaminë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor për të dëbuar “iniciatorët e trazirave” të cilët kishin sjellë “mjete piroteknike, shkopinj dhe gurë” atje.
Sulmet ndaj palestinezëve të paarmatosur nuk u ndalën me kaq, të nesërmen ata u sulmuan sërish në xhaminë Al-Aksa pas namazit.
Dëshmitarët thanë se forcat izraelite sulmuan sallën e lutjeve Al-Qibli në kompleksin e xhamisë Al-Aksa pas lutjeve të Teravive, një lutje e veçantë gjatë muajit të shenjtë musliman të Ramazanit, dhe gjuajtën granata trullosëse e rrahën adhuruesit palestinezë.
🛑 #BREAKING
–
Israeli Police have raided Masjid Al Aqsa for the second night in a row whilst 20,000 people were reading Taraweeh prayers.
–
Tear Gas, Stun grenades and rubber bullets have been used.
–#FreePalestine 🇵🇸 pic.twitter.com/P8DZK3vd1M— Shams Aldin (@ShamsDiab7) April 6, 2023
Ky akt agresioni u dënua nga shumë vende si Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat bënë thirrje për paqe dhe tani presidenti i Republikës së Turqisë ka folur dhe kërcënuar agresorët.
Kujtojmë gjithashtu se në prag të Ramazanit, aleanca e NATO-s bëri thirrje për paqe gjatë muajit të shenjtë për muslimanët. /tesheshi.com/






















