Lajme
E RËNDË/ Punëtori 44-vjeçar bie nga varka në këndin e lojërave, transportohet me urgjencë në spital

Një 44- vjeçar ka rënë aksidentalisht nga varka e lojërave në qendër të qytetit të Elbasanit.
Burime zyrtare nga Spitali Rajonal i Elbasanit konfirmuan se i aksidentuari është 44-vjecari Lulzim Xibraku punëtor i lodrave.
Ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe është jashtë rrezikut për jetën sipas mjekëve.















