Connect with us

Sport

E duan City e Bayerni, mesfushori kroat sqaron situatën

Publikuar

Me kontratën që i skadon në verën e vitit 2024, zërat për t’u larguar nga Londra për Mateo Kovaçiç janë shtuar. Manchester City dhe Bayern Munich që janë kandidatët kryesorë për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit.

Këto zëra i ka shuar vetë ish-mesfushori i Realit të Madridit.

“Kam 5 vite që aktivizohem te Chelsea. Ndihem mirë në klub, ndihem si në shtëpi. Mua dhe familjes sime na pëlqen të qëndrojmë këtu. E pranoj që ushqimi dhe klima nuk janë njësoj si një Spanjë dhe Itali, por mësohesh shpejt. Kam pasur fatin të aktivizohem dhe të udhëtoj në shumë vende të botës.

Jam njohur me kultura të ndryshme, por një nga mësimet më kryesore që kam marrë është që të respektoj këdo. Ndihem falënderues për mënyrën sesi tifozët më respektojnë në shkallët e stadiumit dhe jam përpjekur gjithnjë të bëjë më të mirën,”- e mbylli 28-vjeçari kroat.

The post E duan City e Bayerni, mesfushori kroat sqaron situatën appeared first on SuperSport.

NA NDIQ NË FACEBOOK