Connect with us

SKENA

Blero akuzon Afronën për interes: Kur nuk kam dhënë para, jam parë si i keq

Publikuar

Javë më parë Afrona Dika dha një version duke dhënë arsyen se pse përfundoi lidhja me këngëtarin Blero.

Ndërsa sonte, artisti zbuloi detaje duke bërë deklaratën ‘bombë’ kundrejt saj.

Ai tha se në momentin kur nuk ka dhënë para është parë si i keq.

Gjithashtu, në Prive shtoi është mjaftë inteligjent dhe ka pritur deri ku po shkon.

“Realisht, nga fillimi lidhjen e kam ndje si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja. Sa ka pasur, gjithçka ka qenë e bukur, ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet jam parë si i keq. Dhe, nuk është se s’jam mjaft inteligjent për mos me i kuptu këto gjëra, por vetëm kam hesht për të shikuar se deri ku po shkon”, tha ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK