Lajme
Biznesmeni u vra me 7 plumba në kokë dhe trup/ Rezulton i arrestuar më herët për…

Biznesmeni në Shëngjin që u vra sot, Ardian Nikulaj është qëlluar me 7 plumba në kokë dhe në trup.
Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim.
Konkretisht në vitin 2003 ai është dënuar me katër muaj burg për armëmbajtje pa leje, kurse në vitin 2006 ka marrë gjobë për kontrabandë dhe falsifikim dokumentesh.





















