Sport
Barcelona për rekord, 60 fitore radhazi dhe golaverazh +100

Skuadra e Barcelonës në futboll për femra vijon të shkruajë historinë, teksa me fitoren e fundit 4-0 ndaj Atleticos së Madridit këtë fundjavë, ka prekur kuotën e 60 fitoreve radhazi.
Natyrisht një numër kaq i madh suksesesh radhazi duket i pamundur për t’u ëndërruar, megjithatë vajzat “blaugrana” kanë arritur ta bëjnë realitet, duke konfirmuar dominimin në futbollin e femrave, në Spanjë e Europë.
Lexo edhe
- Revolta e Napolit: Faulle identike nga dy ekipet, kartonë vetëm për ne!
- Lajme të mira për Spallettin, sulmuesi rikuperohet për sfidën ndaj Milanit
Këtë sezon skuadra i ka fituar të 25 takimet dhe kryeson me 75 pikë të plota, 16 më shumë se Reali i Madridit dhe Levante që mbajnë vendin e dytë.
Megjithatë katër golat e shënuar ndaj Atletikos, i çojnë vajzat katalane në kuotën e 105 golave të shënuar këtë sezon, teksa kanë pësuar vetëm 5 dhe kanë një golaverazh prej +100.
The post Barcelona për rekord, 60 fitore radhazi dhe golaverazh +100 appeared first on SuperSport.






















