Connect with us

Lajme

Avdyli: Ka pas zv.ministra të Kosovës që në të kaluarën e afërt kanë fotografuar edhe bebet e tyre me kriminel lufte si Daçiqi

Publikuar

Deputeti i Partisë Guxo, Haxh Avdyli ka postuar dy fotografi në facebook duke thënë se flasin më shumë se 1 mijë fjalë, përcjell KosovaNews.

Në njërën fotografi të postuar nga Avdyli, merr pjesë citati i Ministres së Jashtme Donika Gërvalla të cilën ajo e theksoi gjatë ditës së sotme në Këshillin e Sikurimit të OKB-së, ndërkaq në fotografinë e dytë shihet ish zv-Ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi i pozuar me ministrin ë Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, transmeton KosovaNews.

Duke iu referuar Daçiqit, Avdyli ka thënë se në ditën e masakrës së Mejes, ministrja Donika Gërvalla-Schwarz e ka bërë përgjegjës për krime “Sllobën e vogël.”,,

Ndërkaq, përmes fotografisë së ish zv ministrit Selimi me ministrin e brendshëm serb, Daçiq, Avdyli ka thënë se ky vend i vuajtur ka pas zv Ministra që në të kaluarën e afërt kanë fotografuar edhe bebet e tyre me kriminel lufte si Daqiqi.

“Shumë mirë jemi, ku na kishin katandisur disa….”, ka shkruar Avdyli në facebook, përcjell KosovaNews.

Lexo po ashtu:

NA NDIQ NË FACEBOOK