Connect with us

Kosovë

Arrestohet një prizrenas, ushtronte dhunë mbi prindin

Publikuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, nën dyshimin se po i shkaktonte dhunë në vazhdimësi babait të tij.

Gjatë kontrollimit i është gjetur 0.9 gram marihuanë.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë ndaj tij. Gjatë kontrollit në trup të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar 0.9 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

NA NDIQ NË FACEBOOK