Connect with us

Lajme

Albin Kurti emëron një këshilltar politik nga Maqedonia

Publikuar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Bekim Qoku, këshilltar të Jashtëm Politik.

Qoku është emëruar këshilltar i jashtëm i kryeministrit për marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kurti dhe Qoku janë takuar sot në Zyrën e Kryeministrit, ka njoftuar qeveria.

“Kryeministri Kurti i uroi z.Qoku suksese në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, në funksion të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

NA NDIQ NË FACEBOOK