Connect with us

Kosovë

Aksion i gjerë i Policisë në Prishtinë, 10 persona të dyshuar për përdorim të drogës shoqërohen në stacion

Publikuar

Disa njësite të Policisë së Kosovës janë angazhuar për të kapur 10 persona të dyshuar për përdorim të substancave narkotike.Aksioni është zhvilluar në Prishtinë rreth orës 18:30.

“Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se ne Rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, në lokacionin ku po qëndrojnë disa persona dyshohet se po përdoreshin substanca të dyshuara narkotike” – tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të verifikuar informacionin dhe me asistimin e njësiteve edhe nga stacionet/njësitet e tjera 10 persona të dyshuar janë shoqëruar në stacion policor.KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.

NA NDIQ NË FACEBOOK