Sport
Ajax harron të fitojë, “harkëtarët” barazojnë ndaj Eagles

Ajax gabon përsëri. Kampionët e Holandës nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola përballë GO A.Eagles.
Pas humbjes ndaj Feynoord, skuadra e Heitinga-s nuk ishte në humorin e duhur për të marrë maksimumin, në një sfidë ku Ajax dominoi, por vuajti mungesën e finalizimit.
Lexo edhe:
- Çmenduri për golashënuesin e Serie A, një njohje e vjetër dhe Mbappe transferojnë Osimhen në Francë
- Dortmundi rikuperon 6 lojtarë para Bayernit, gati t’i prishë debutimin Tuchelit
- Precedenti i para 8 viteve dhe binjakëzimi me tifozët e Napolit, ndalohet transferta për ultrasit holandezë
- Minifutboll/ Shqipëria, një hap larg historisë! Ndaj Spanjës luhet për kualifikimin
Vendasit ishin në ditën e tyre më të mirë, jo vetëm duke treguar një vigjilencë maksimale në mbrojtje, por në pjesën e parë kërcënuan dy herë portën e Rulli-t.
Kjo ishte ndeshja e katërt radhazi pa fitore e Ajax përballë GO A.Eagles, duke shkuar kështu në kuotën e 56 pikëve në javën e 27-të, po aq sa PSV, ndërsa “Shqiponjat” prekin kuotën e 30 pikëve dhe qëndrojnë në mesin e klasifikimit.
The post Ajax harron të fitojë, “harkëtarët” barazojnë ndaj Eagles appeared first on SuperSport.




















