Connect with us

Bota

Zgjedhjet lokale në Tuz të Malit të Zi, shqiptarët i drejtohen kutive të votimit

Publikuar

Në Tuz, komunë e banuar me shumicë shqiptare në afërsi të Podgoricës, më 5 mars mbahen zgjedhjet lokale.

Këto janë zgjedhjet e dyta që kur Tuzi u bë komunë e pavarur. Nga ora 07:00 deri në orën 20:00, 12.387 banorë do të mund të votojnë në 30 qendra votimi.

Parlamenti lokal ka 32 këshilltarë.

Në këto zgjedhje garojnë shtatë parti dhe koalicione. Një pjesë e shqiptarëve në Tuz janë myslimanë dhe pjesa tjetër katolikë.

Tuzi është në qendër të Malsisë, që gjendet mes Malit të Zi dhe Shqipëri. Statusin si komunë e pavarur – që i ishte marrë nga viti 1958 – Tuzi e rifitoi në shtator të vitit 2018, duke u ndarë nga kryeqyteti i Malit të Zi. Dekada më parë, Tuzi ishte pjesë administrative e Podgoricës dhe më pas një prej komunave të kryeqytetit.

Për pothuajse dy dekada, kërkesa kryesore politike e partive shqiptare, por edhe e diasporës, ishte që Tuzi të bëhej komunë.

Në zgjedhjet e para të mbajtura më 2019, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Millo Gjukanoviq fitoi pushtetin në Tuz.

Shumica e votave u fituan nga koalicioni i partive shqiptare, Forumi Shqiptar, që mbështetej nga një këshilltar demokrat. Ata formuan qeverisjen lokale të udhëhequr nga Nik Gjeloshaj. /REL/

Maqedoni2 minutes ago

Labinot Tahiri i del në ndihmë djalit të Shpat Kasapit: Nga çdo dasmë do të ndajë nga 150 euro për Roelin

Shqipëri33 minutes ago

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

Lajme2 hours ago

Kërkesa publike e Bardhyl Mahmutit: PDK-ja të mbështesë propozimet e LV-së për krijimin e institucioneve, me kusht zhbërjen e Speciales

Maqedoni2 hours ago

Komuna e Gostivarit ka ndarë 600 mijë denarë për t’u përballur me epideminë

Maqedoni3 hours ago

Arrestohen shkupjanët që përdhunuan shtetasen serbe

Shqipëri3 hours ago

Tragjike në Kosovë, dy të vdekur dhe dhe tre të plagosur rëndë në aksident

Lajme4 hours ago

Kurti takohet me ambasadorin turk: Turqia, një prej shteteve që Kosova bashkëpunon shumë në mbrojtje e tregti

Maqedoni5 hours ago

Dy kilometërshi i parë i autostradës Shkup – Bllacë, fatal për tre shtetas nga Kosova

Lajme5 hours ago

Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me ShBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Shqipëri6 hours ago

Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

Lajme7 hours ago

OVL-UÇK dënon fushatën serbe ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, kërkon shmangien e udhëtimeve nëpër Serbi

Lajme7 hours ago

Nis asfaltimi i rrugës nga Reçica e Madhe deri te autostrada, Qamili: Banorët e prisnin këtë projekt prej dekadash

NA NDIQ NË FACEBOOK