Connect with us

Lajme

Zbulohet masakra në Don Bosko, vendi ku dyshohet se u arratis objektivi i atentatit

Publikuar

më

Fatjon Murati, një emër i njohur në botën e krimit, ka qenë objektivi i atentatit të ndodhur në banesën e tij në zonën Don Bako të kryeqytetit, duke vrarë banakierin dhe plagosur 5 klientë të tjerë.

Ai dyshohet se ka qenë objektivi pasi u lirua nga qelia pak kohë më parë. Murati lokalin ia kishte dhënë me qira djalit të dajës për të punuar.

Menjëherë pas ngjarjes, nga hetimet paraprake dyshohet se Fatjon Murati e ka marrë aratin nga Kosova në Turqi.

Fillimisht u mendua se për kryerjen e atentatit ishte përdorur një motoçikletë, por pas kontrollit të kamerave të sigurisë rezultoi se masakra ishte kryer me një automjet tip “BMË X5” ngjyrë gri.

Dyshohet se kjo automjet është përdorur nga autorët për vrasjen, pasi është filmuar në rrugicat pranë lokalit ku ndodhi ngjarja.

Bëjmë me dije se nga ngjarja e rëndë ka mbetur baristja e lokalit, Mimoza Paja, ndërsa kanë mbetur të plagosur 5 persona, njëri prej të cilëve fëmijë 10 vjeç.