Connect with us

Lajme

Vrasja e dyfishtë/ Prokuroria jep detajet e para

Publikuar

Prokurori publik kujdestar në Maqedoninë e Veriut së bashku me ekipet hetimore policore sonte po kryejnë hetime në vendngjarje në një lokal, ku në një incident të armatosur mbetën të vrarë dy persona dhe një u plagos.

Sipas informacioneve fillestare, disa persona të maskuar me armë zjarri kanë qëlluar në drejtim të dy të cilët kanë gjetur vdekjen në vend, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për tretman mjekësor.

Gjurmët janë fiksuar në vendngjarje dhe prokurori publik jep të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e nevojshme për sigurimin e provave që do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e identitetit të autorëve

NA NDIQ NË FACEBOOK