Connect with us

Bota

Vrasja e 12-vjeçares nga shoqet e klasës në Gjermani, Bild: E vranë për një djalë

Published

on

Një përleshje për një djalë dyshohet se bëri që dy nxënëset e shkollës të godisnin me thikë shoqen e tyre të klasës 12-vjeçare, Luise.

Dy nxënëset e shkollës, të moshës 12 dhe 13, thuhet se postuan një video në TikTok të tyre duke kërcyer, disa orë pasi 12-vjeçarja u vra dhe u godit me thikë më shumë se 30 herë. E nën video, shokët e klasës kanë komentuar duke lënë të kuptohet se në këtë rast është përfshirë një djalë.

“Si mund ta bëni këtë?” dhe “Nuk e besoj” janë disa nga komentet e shokëve të tyre të klasës, poshtë videos, për dy autorët e mitur të krimit ndërsa disa komente iu drejtuan edhe viktimës së re: “Kur karrigia jote në klasë ishte bosh këtë mëngjes, të gjithë e dinim se çfarë kishte ndodhur.”

Sipas gazetës gjermane Bild, dy vajzat e vranë atë “për hakmarrje” pasi viktima i kishte treguar një të rrituri se ishte ngacmuar prej muajsh.

Vrasja e 12-vjeçares nga shoqet e klasës në Gjermani, Bild: E vranë për një djalë

Një përleshje për një djalë dyshohet se bëri që dy nxënëset e shkollës të godisnin me thikë shoqen e tyre të klasës 12-vjeçare, Luise.

Dy nxënëset e shkollës, të moshës 12 dhe 13, thuhet se postuan një video në TikTok të tyre duke kërcyer, disa orë pasi 12-vjeçarja u vra dhe u godit me thikë më shumë se 30 herë. E nën video, shokët e klasës kanë komentuar duke lënë të kuptohet se në këtë rast është përfshirë një djalë.

“Si mund ta bëni këtë?” dhe “Nuk e besoj” janë disa nga komentet e shokëve të tyre të klasës, poshtë videos, për dy autorët e mitur të krimit ndërsa disa komente iu drejtuan edhe viktimës së re: “Kur karrigia jote në klasë ishte bosh. këtë mëngjes, të gjithë e dinim se çfarë kishte ndodhur.”

Sipas gazetës gjermane Bild, dy vajzat e vranë atë “për hakmarrje” pasi viktima i kishte treguar një të rrituri se ishte ngacmuar prej muajsh.

Trupi i Luise u gjet në një pellg gjaku të dielën në një zonë pyjore pranë qytetit të Freudenberg në shtetin perëndimor të North Rhine-Westphalia, pasi u godit me thikë më shumë se 30 herë.

Videot tronditëse në rrjetet sociale u zbuluan gjatë një hetimi nga një gazetar gjerman i WELT, i cili zbuloi se një nga videot e kërcimit ishte postuar disa orë pas krimit.

Në fakt, dy vajzat raportohet se kanë postuar edhe një video të shtunën (një ditë para se ajo të gjendej e vdekur) përmes së cilës kërkonin ndihmë për të gjetur Luisen pasi ajo ishte “e zhdukur që në orën 17:00”, edhe pse siç doli më vonë, ato e dinte saktësisht se çfarë kishte ndodhur.