Lajme
Video/ Vidhnin lopë në Greqi dhe i kontrabandonin në Shqipëri, arrestohen 5 persona (EMRAT)

Pesë persona janë arrestuar në Sarandë pasi dyshohen se kanë vjedhur disa bagëti në Greqi.
Gjatë kontrolleve u gjetën 25 krerë bagëti të ngarkuara në dy kamionë. Arben Husi, 50-vjeç, Kreshnik Likaj, 37-vjeç, Venetik Dylmishi, u arrestuan nga policia, për veprën penale “Transportimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim.
Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur aktivitetin e këtyre personave, tashmë të arrestuar.





















