Sport
VIDEO/ Moment emocionues, qindra topa për fëmijët e prekur nga tërmeti

Pas tërmetit shkatërrimtar të 6 shkurtit, u rikthye edhe futboli në Turqi, teksa para se të fliste fusha, ishin tifozët ata që morën skenën për të dhënë një mesazh sa të bukur, aq edhe emocionues.
Në prag të ndeshjes mes Pendikspor dhe Altinordu, e vlefshme për Kategorinë e Parë turke, tifozët vendas hodhën disa qindra topa në fushën e blertë, si një dhuratë për fëmijët e prekur nga tërmeti.
Lexo edhe
- Të shtëna dhe mesazh kërcënues për Messin më Argjentinë
- Edi Reja rikthehet në pankinë, firmos me klubin e njohur slloven
- Commisso tallet me Juven: Tani kemi dy sulmues dhe 70 milionë euro më shumë
- Interi përgatit revolucionin, vetëm 7 lojtarë të sigurt për sezonin e ri
Në vetëm pak sekonda, fusha u pushtua nga topa të shumtë, teksa për ta bërë edhe më emocionues momentin, në altoparlantët e stadiumit u luajt kënga e Ayten Alpman “Është ndryshe atdheu im!”
Edhe futbollistët e të dy skuadrave zbritën në fushë me fanellat me mbishkrimin “Bëhu mirë Turqi”, duke u solidarizuar me momentin e vështirë që po kalon vendi.
The post VIDEO/ Moment emocionues, qindra topa për fëmijët e prekur nga tërmeti appeared first on SuperSport.






















