Lajme
Vdes 52-vjeçari që u dhunua nga i zoti i shtëpisë ku shkoi për të vjedhur

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, bënë ndalimin e shtetasit Bjorsi Shushari, 22 vjeç, banues në Kuçovë.
Në datën 26.02.2023, gjatë natës në banesën e tij është futur për të vjedhur, Lefter Biçaku, 52 vjeç i cili u konstatua nga pronari i shtëpisë, Bjorsi Shushari, me të cilin më pas u konfliktuan.
Gjatë konfliktit mbeti i dëmtuar Lefter Biçaku, i cili ndodhej në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ndërroi jetë në spital sot më datë 04.03.2023.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.



















