Connect with us

Kosovë

Vdekje e dyshimtë në Gjilan, familja: 22-vjeçari vdiq nga infarkti

Publikuar

Një 22-vjeçar ka vdekur sot në Gjilan.

Siç kanë bërë të ditur familjarët, 22-vjeçari V.H., ka vdekur si pasojë e një infarkti.

Kështu ka njoftuar familjari i tij, M.H. nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Lajmërim – Ju njoftojmë se sot ( 13 Mars 2023 ) në moshën 22 vjeçare, pasi pësoi një infrakt, ka ndërruar jetë Valmiri Nipi Jem. Varrimi nesër Ne ora 16:00”, ka shkruar ai.

Gjithashtu, për mediat edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

NA NDIQ NË FACEBOOK