Connect with us

SKENA

Urimi i Elitës për vajzën e saj të vogël nuk është aspak i zakonshëm!

Publikuar

E vogla e Gjikos dhe Elita Rudit feston sot ditëlindjen. Bota, vajza e çiftit mbush sot dy vjeç. Në këtë ditë të vevantë sigurisht nuk ka munguar një dedikim i ndjerë nga moderatorja.

“Për vajzën time të dashur. Gëzuar ditëlindjen! E ardhmja juaj nuk qëndron para jush, ajo qëndron thellë brenda jush. Jeta nuk ka të bëjë me gjetjen e vetes, ka të bëjë me krijimin e vetes. Kur jeta bëhet një slitë, ngjituni së bashku me Zërin në sediljen e përparme, mbajeni fort njërin tjetrin, hidhni krahët në ajër dhe shijoni xhiron. Ngrihuni duke ngritur të tjerët. Jeta ka të bëjë me mënyrën se si e trajtoni planin B. Praktikoni artin e të dëgjuarit. Gjeni gëzimin në te gjitha zgjedhjet që bëni. Mos harroni, në fund, kur keni zemrën e mirë, e mira fiton gjithmonë. Zoti me bekoj me ju dhe me dha Botën! Ju dua!”-shkruan Elita krahas një kolazhi me foto të dy fëmijëve të saj në Instagram.

NA NDIQ NË FACEBOOK