Connect with us

Lajme

U vra duke punuar, reagon djali i banakieres: Mallkuar qofshin ato plumba që i zbrazën në trupin tënd

Publikuar

Ka reaguar djali i Mimoza Pajës, banakieres e cila mbeti e vrarë mbrëmjen e së dielës në një lokal në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet nga një atentat mafioz.

Djali i saj, i cili në një postim në Facebook shkruan: “Mallkuar qofshin ato plumat që i zbrazën në trupin tënd qofsh e xhenetit mam”.

Mimoza Paja jeton me qira në rrugën “Skënder Kosturi” në lagjen “Don Bosko” vetëm pak metra larg lokalit ku ndodhi ngjarja.

Në momentin e atentatit në lokalin ku punonte ndodhej edhe mbesa e saj 10 vjeçare e cila u lëndua nga xhamat e thyera nga plumbat. Lokali ku ndodhi ngjarja është në pronësi të Fation Muratit, një personazh i njohur i botës së krimit.

NA NDIQ NË FACEBOOK