Connect with us

Lajme

Tiranë: 1 e vrarë dhe 5 të plagosur nga të shtënat me armë drejt një lokali

Publikuar

Një grua ka mbetur e vrarë ndërsa 5 persona kanë të mbetur të plagosur, nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë. Persona ende të pa identifikuar qëlluan me breshëri në drejtim të një lokali në zonën e Don Boskos. Lokali është në pronësi të Fatjon Muratit, një personazh i njohur i botës së krimit, raporton Klan.

Zëvendësdrejtori i Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, Alket Shatro, në një prononcim për gazetarët tha se nga ngjarja ka mbetur e vrarë Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit.

Të plagosurit janë:

Sahit Murati, 50 vjeç, (xhaxhai i Fatjon Muratit)

Astrit Meraj, 42 vjeç

Emanuel Sala, 47 vjeç

Ermir Bejuku, 45 vjeç

Genc Shohalli, 55 vjeç

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e ciflave të xhamave, ka mbetur e lënduar në dorë edhe një vajzë e mitur 10-vjeçare.

NA NDIQ NË FACEBOOK