Connect with us

Bota

“Ti je dhurata e jetës sime”/ Dashuria ‘lum’, arrestimi i bujshëm i bashkëpunëtorëve të bosit të mafias italiane

Publikuar

Në pranga e karabinierëve kanë rënë 50-vjeçari Emanuele Bonafede (kushëri i Andrea Bonafede që i dha identitetin e tij Messina Denaros) dhe bashkëshortja e tij Lorena Lanceri, 48 vjeçe.

Çifti akuzohet se kanë mikëpritur Matteo Messina Denaro në shtëpinë e tyre, deri një ditë përpara se të arrestohej.

Sipas prokurorisë italiane, ata e kanë ndihmuar kumbarin e Cosa Nostra që të mbante kontakte me njerëzit e tjerë, “veçanërisht me personat e dashur”.

Gjithashtu hetuesit akuzojnë çiftin se i kanë dhënë Matteo Messina Denaro ndihmë të pakushtëzuar.

Pas arrestimit të bosit të mafies në 16 janar, Bonafede dhe Lanceri shkuan në polici duke pretenduar se e kishin takuar rastësisht në vitin 2018 dhe ai iu ishte prezantuar si “Francesco Salsi”, madje kishte shkuar disa herë në shtëpinë e tyre. Ata deklaruan se vetëm pas arrestimit të tij, zbuluan se ishte bosi i mafes që ishte në kërkim për 30 vite.

Por kanë mjaftuar dy muaj hetimet për të zbuluar se çifti kishte gënjyer. Në kamerat e sigurisë në qytet dhe në lëvizjet e makinës tip Giulietta të përdorur nga Messina Denaro gjatë udhëtimeve të tij, u zbulua se mafiozi gjatë javëve të fundit para arrestimit kishte shkuar në shtëpinë e çiftit pothuajse çdo ditë, shpesh në kohën e ngrënies, dhe sa herë që ai dilte jashtë, Bonafede ose Lanceri shikonin në rrugë për të kontrolluar nëse nuk kishte njeri që shikonte apo spiunonte. Të gjitha lëvizjet janë të regjistruara nga kamerat.

NA NDIQ NË FACEBOOK