Connect with us

Kosovë

Theren me thikë dy persona në Lipjan

Publikuar

Dy persona janë therur me thikë sot rreth orës 13:40 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.

Ajo theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“I dyshuari E.K (i mitur), pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes. Aktualisht, hetuesit janë duke kryer procedurat hetimore të nevojshme lidhur me rastin”, theksoi ai.

Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë.

NA NDIQ NË FACEBOOK