Lajme
Thellohet përçarja në BDI/ Ahmeti emëron Osmanin koordintator, reagon Mexhiti

Bashkimi Demokratik për Integrim e ka caktuar Bujar Osmanin si koordinator për degën e Çairit. Mësohet se vendimi ka ardhur me propozim të vet kreut integrist Ali Ahmeti, me qëllim, siç thotë burimi, “për t’i koordinuar proceset politike në Çair në këtë fazë”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetar të degës së Çairit, Izet Mexhiti, ndër figurat kryesore të të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit”.
“Mirë është zotëri Ahmetin ta pyesni për këto diferencime politike dhe tendencës për heshtjen e mendimit ndryshe! Sepse, ky është edhe një vendim jostatutar, që nuk ka kaluar në organet partiake”, tha Mexhiti për TV21.

















