Connect with us

Sport

Tërmeti tragjik/ Modric i dhuron Turqisë fanellën e Botërorit për ta nxjerrë në ankand

Publikuar

Tërmeti shkatërrues në Turqi preku miliona njerëz, ndërsa shifrat e viktimave ishin shumë tragjike, ku rreth 45 mijë vetë humbën jetët. Shumë njerëz të njohur, përfshirë sportistë të ndryshëm, kanë ndërmarrë nisma për të mbështetur të prekurit.

Lexo edhe: 

Sipas raportimeve nga mediet kroate Luka Modric i dhuroi ambasadës turke në Zagreb fanellën e kombëtares kroate që kishte veshur gjatë ndeshjes kundër Marokut në Kupën e Botës në Katar, për të mbledhur fonde me një ankand bamirësie.

The post Tërmeti tragjik/ Modric i dhuron Turqisë fanellën e Botërorit për ta nxjerrë në ankand appeared first on SuperSport.