Connect with us

Lajme

Skandali me bashkëshorten e Ilir Metës/ Kush janë 3 rusët biznesmen të fuqishëm që financuan

Publikuar

Vitaly Savvin, Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan janë 3 biznesmenë rusë që përmes kompanive të tyre i kanë dërguar disa pagesa Monika Kryemadhit, ish-kryetares së LSI, PL-ja e sotme, në kohën kur ajo e drejtonte partinë.

Në shkrimin e “eureporter” thuhet se Kryemadhi i mori këto para në vitin 2017, përmes bankës “Credit Agricole Suisse”. Këto pagesa u bënë nga biznesmenë nafte që janë të lidhur me Kremlinin përmes disa kompanive offshore.

Vitaly Savin, dërguesi i njërës prej pagesave me vlerë 13 mijë euro është njeriu që sipas medias kontrollon Vradus Holdings. Vetë Slavin është një tregtar nafte, që sipas Forbes, ka dhuruar para tek Putin.

Agjencia e lajmeve Reuters më 2 nëntor 2016, ose një vit para transfertave që ata i kanë bërë Kryemadhit shkruan se dy investitorët rusë, i kërkuan llogari Maqedonisë së Veriut se pse kërkesa e tyre për blerjen e shpërndarësit të karburantit Makpetrol kishte ngecur.

Asokohe, Reuters shkruante se ata punonin me kompaninë e madhe të naftës ruse TNK-BP, e themeluar nga Mikhail Fridman një oligark rus, i ndaluar në disa vende për investim. Oferta e dyshes për të blerë Balkan Petroleum me 47 milionë euro në Maqedoninë e Veriut u refuzua edhe pse ishte 30 milionë euro më shumë nga vlera e tregut.

NA NDIQ NË FACEBOOK