Connect with us

Lajme

Shtëpia e Bardhë: Presidenti Biden do të ulë deficitin me 3 trilionë dollarë

Publikuar

Propozimi i Presidentit Joe Biden për buxhetin synon të ulë deficitin e Shteteve të Bashkuara me gati 3 trilionë dollarë përgjatë 10 vjetëve, tha sot Shtëpia e Bardhë. Kjo shifër shumë me tepër se angazhimi i mëparshëm i zotit Biden, për të ulur deficitin me 2 trilionë dollarë.

“Ka një diferencë prej thuajse 6 trilionë dollarësh mes buxhetit të propozuar nga presidenti dhe agjendës së republikanëve në Kongres”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, duke aluduar se planet e opozitës do të rrisnin borxhin me 3 trilionë dollarë të tjerë.

 

Republikanët nuk kanë prezantuar ende buxhetin dhe shifra prej 3 trilionë dollarësh që përmendi zonja Jean-Pierre është një përllogaritje e bërë nga Shtëpia e Bardhë bazuar në projekt-ligjet e propozuara nga republikanët, të cilët nuk marrin parasysh propozimet për të shkurtuar shpenzimet.

Presidenti Biden, i cili ka në plan ta prezantojë planin e tij të buxhetit të enjten, e përmendi uljen e deficitit me 2 trilionë dollarë në fjalimin e tij për gjendjen e vendit, në shkurt .

“Këtë javë, unë do t’u tregoj amerikanëve vizionin tim të plotë për buxhetin, për të ulur kostot për familjet dhe për të rritur ekonominë, pa ngritur taksat për këdo që ka të ardhura nën 400,000 dollarë,” u shpreh të mërkurën Presidenti Biden përmes një postimi në rrjetin Twitter.

“U bëj thirrje miqve të mi republikanë në Kongres të bëjnë të njëjtën gjë. Tregojini popullit amerikan se çfarë vlerësoni.”

 

Presidenti demokrat do të propozojë rritjen e taksave për kompanitë dhe individët me të ardhura mbi 400,000 dollarë në vit, duke mos prekur shpenzimet e detyrueshme si programet sociale apo kujdesi shëndetësor për të moshuarit.

Megjithatë, përgjegjës për miratimin e buxhetit është Kongresi, aty ku republikanët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve./voa

Lajme47 minutes ago

Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses e shkatërroi planin e LVV-së për të shkuar në zgjedhje në dhjetor

Shqipëri3 hours ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme4 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni5 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri5 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme6 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni7 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri7 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme8 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë8 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme8 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni8 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

NA NDIQ NË FACEBOOK