Connect with us

Sport

Shqiptari i Kosovës ndëshkon me dy gola Bayernin e Munihut

Publikuar

Futbollisti nga Kosova, Mërgim Berisha, ka treguar lojë të mirë, ka shënuar dy gola kundër Bayern Munihut në “Allianz Arena”.

Fatkeqësisht, dy golat e Berishës, nuk e ndihmuan Augsburgun që të marrë pikë në udhëtim.

Bayerni ka shënuar fitore me rezultat 5:3 ndaj Augsburgut, në takimin e javës së 24-të në Bundesliga I.

Berisha në minutën e tretë, në mënyrë maestrale iu shmang një futbollistit bavarez dhe nga 13-14 metra me goditje të fortë e të saktë, e la të shtangur portierin Sommer, duke shikuar se si topi futej në këndin e poshtëm të majtë.

Berisha edhe golin e dytë por kësaj radhe nga penalltia në minutën e 60-të.

Dhe golin tjetër e shënoi Cardona në minutën e 90+3.

Për Bayernin realizuan Canecelo (15′), Pavard (19′ e 35′), Sane (45′) e Davies (74′).

Bayerni kryeson me 52 pikë dhe Augsburg është i 13-ti me 27.