Connect with us

Lajme

Shqiptarët braktisin gomonet për Angli, i kthehen “trendit” të vjetër

Publikuar

Shqiptarët duket se i janë rikthyer “trendit” të vjetër për mënyrën se si të shkojnë në Britani të Madhe, duke zbehur të shkuarit më gomone.

Gazeta Daily Telegraph të cilës i referohet Top Channel, ka publikuar një shkrim ku analizon mënyrën e mbërritjes të shqiptarëve në Angli.

“Bandat kriminale” siç i quan media britanike, së fundmi po i drejtohen kontrabandës së shqiptarëve në Britaninë e Madhe me kamionë, sepse ka më pak mundësi që ata të kapen nëse arrijnë në Britani.

Kërkesa e shtuar për rrugët e kamionëve, ka rritur çmimet e reklamuara në TikTok për kalimet deri në 20,000 £ për emigrant.

Vitin e kaluar, shqiptarët përbënin 28 për qind të 45,755 njerëzve që mbërritën me varka të vogla. Për tre muajt e parë të këtij viti, më pak se pesë për qind e 3700 të ardhurve deri më tani mendohet se janë shqiptarë.

Numri i përgjithshëm i migrantëve të Kanalit që arrijnë në MB është ulur me më shumë se 20 për qind nga 4,548 që kishin arritur në MB deri në këtë kohë vitin e kaluar , megjithëse fillimi i këtij viti është shënuar nga moti më i keq.

“Numri i shqiptarëve që kalojnë me varka të vogla ka rënë në mënyrë drastike. Marrëveshja e kthimit me Shqipërinë dhe rritja e zbatimit është një faktor, por do të shohim nëse do të qëndrojë i ulët”, tha një burim.

Rreth 500 shqiptarë që hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar janë dëbuar që kur kryeministri Rishi Sunak ra dakord për një marrëveshje të shpejtë kthimi me Edi Ramën, në dhjetor.

2478 shqiptarë të tjerë u deportuan midis korrikut 2021 dhe shtatorit 2022 pas një marrëveshjeje ripranimi.

Burime të tjera mbetën skeptike sepse vitin e kaluar pjesa më e madhe e shqiptarëve mbërritën gjatë muajve të verës përpara se shifrat të zvogëloheshin nga tetori në dhjetor, kur ata përbënin nëntë për qind të mbërritjeve, ose 1,099 persona.

NA NDIQ NË FACEBOOK