Connect with us

Sport

Shifrat/ Ndikimit brutal i CR7 në rrjetet sociale tek Al Nassr

Publikuar

Nëse ka pasur ndonjë dyshim, atëherë janë numrat ata që bëjnë një sqarim thelbësor.

Pas nënshkrimit me Cristiano Ronaldon, Al Nassr u bë klubi i katërt në botë me më shumë ndërveprime në rrjetet sociale, duke u tejkaluar vetëm nga Reali i Madridit, Paris Saint-Germain dhe Barcelona.

Sipas të dhënave të mbledhura nga DeporFinanzas, klubi saudit gjeneroi 150 milionë ndërveprime në rrjetet kryesore sociale gjatë muajit janar, shifra që e vendosin në podium: Reali i Madridit (209 milionë), Paris Saint-Germain (207 milionë) dhe Barcelona (203 milionë).

LEXO EDHE: 

Interesant është fakti se në këtë renditje, pas Al Nassr tani vjen… Manchester United, ish-klubi i CR7.

Këto janë shifrat në rrjetet kryesore sociale: në Twitter, Al Nassr kishte 12.5 milionë ndërveprime, duke e vendosur atë në “top-3” mes të gjitha klubeve në botë, pas Barcelonës dhe Galatasaray-t; në Instagram u ngjit në vendin e pestë; dhe në TikTok pati një ndikim prej 166 milionë shikimesh.

The post Shifrat/ Ndikimit brutal i CR7 në rrjetet sociale tek Al Nassr appeared first on SuperSport.

NA NDIQ NË FACEBOOK