Connect with us

Lajme

Sherr mes kryetarit dhe kandidatit për kryebashkiak! Jep dorëheqjen kreu

Publikuar

FUSHË KRUJË- Zgjedhjet lokale të 14 majit po afrojnë por duket se situata në kampin opozitar nuk është e qetë. Një sherr mes kandidatit për kryebashkiak Agron Loka dhe kryetarit të degës së Fushë Krujës, Sabah Stafuka ka bërë që ky i fundit të japë dorëheqjen, pas dekadash në krye të kësaj dege. Lajmin e ka bërë me dije vetë, me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Stafuka ka thënë se bashkëjetesa është bërë e vështirë dhe nuk po çon drejt fitores.

“Sot dua t’ju them se kam dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet drejtuese të PD në Degën Fushë-Krujë. Ky ishte vendimi im më i vështirë që kam marrë në jetë, por kur marrëdhënia dhe bashkëjetesa partiake nuk shkon në favor të bashkimit dhe qëllimit të fitores, e gjykoj të arsyeshme që duhet të bëjë një hap pas sepse demokratët meritojnë me shumë,”-shpjegon ai në postimin e tij.

POSTIMI I PLOTË:

Sabah Stafuka: Të nderuar demokratë të Krujës, Fushë-Krujës, Niklës, Thumanës, Bubqit, Malësisë. Dua të shpreh falënderimin për të gjithë ju që kam bashkëpunuar në kohet më të vështira të drejtimit të PD që nga viti 1991 deri sot dhe kurrë nuk jam tradhtuar dhe kurrë nuk ju kam tradhtuar sepse mes nesh ka pasur vetëm një marrëdhënie sinqeriteti dhe besimi. Sot dua t’ju them se kam dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet drejtuese të PD në Degën Fushë-Krujë. Ky ishte vendimi im më i vështirë që kam marrë në jetë, por kur marrëdhënia dhe bashkëjetesa partiake nuk shkon në favor të bashkimit dhe qëllimit të fitores, e gjykoj të arsyeshme që duhet të bëjë një hap pas sepse demokratët meritojnë me shumë. I juaji, me respekt Sabah Stafuka

Ndërkohë që shkaku i sherrit mes tyre ende nuk është bërë me dije, lidhur me lajmin ende nuk ka asnjë reagim nga ana e Agron Lokës për të dhënë versionin e tij lidhur me çfarë ka ndodhur brenda selisë blu së Fushë Krujës.

NA NDIQ NË FACEBOOK