Lajme
Rikthehet dimri? Zbuloni çfarë rezervon fundjava

Në ditët në vijim do të ketë ulje të temperaturave në vendin tonë. Pas disa ditëve me diell, fundjava do të sjellë mot të lagësht dhe vranësira.
Një qendër ciklonare do të ndikojë në kushtet atmosferike në Shqipëri dhe Kosovë në ditët në vijim.
Parashikohet që nga dita e premte (3 mars) të kemi rënie të temperaturave ku më e ulta pritet të shkojë në zonat malore 0 gradë C.






















