Connect with us

Lajme

Reagimi i fundit nga kryeministri Kurti – kërkon nga BE të dënojë përzierjen e Serbisë në punët e Kosovës

Publikuar

Një ditë pas mbylljes së afatit ligjor nga ana e KQZ-së për dorëzim të listave me kandidatë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat në veri të vendit, është deklaruar kryeministri Albin Kurti.

Ai ka folur në lidhje me bojkotimin nga Lista Serbe të këtij procesi zgjedhor.

Kryeministri i vendit ka deklaruar në llogarinë e tij në Twitter se një vendim i tillë është shenjë e qartë se Beogradi kontrollon këtë parti.

“E gjithashtu edhe kryen ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës”, deklaroi ai.

 “Lista Serbe refuzoi të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në 4 komunat veriore të Kosovës këtë prill. Kjo është një shenjë e qartë e kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe ndërhyrjes së vazhdueshme në punët e brendshme të Kosovës”.

Ai tha se BE-ja duhet të dënojë këtë shkelje të shpejtë të marrëveshjes bazë.

NA NDIQ NË FACEBOOK