SKENA
Publikohet një video ku shihet Stresi duke u tallur me lëmosh kërkuesit

Stresi është pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, qysh nga dita e parë. Reperi komentohet shumë për lojën që ai bën në këtë format, shkruan lajmi.net.
Ai “prime-n” e kaluar ka treguar se me hyrjen e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ka lënë edhe të gjitha veset e këqija që ai ka pasur në të kaluarën.
Por, në rrjete sociale nuk mungojnë asnjëherë videot ku shfaqin veprimet e reperit në të kaluarën.
Një shembull aspak i mirë u publikua në një faqe në ‘Instagram’.
Reperi shihet rrugëve duke bërë video, teksa tallet me lëmosh kërkuesit në rrugë./Lajmi.net/





















