Connect with us

Religjion

Pse jemi krijuar? | Islam Press

Publikuar

më

Allahu i Plotfuqishëm, na jep përgjigjen në Kuran:‎

‎“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” (edh-Dharijat, 56)‎

Ne jemi krijuar për t’i bërë ibadet Allahut të Plotfuqishëm. Dhe, ibadet është çdo vepër që i ‎pëlqen Zotit tonë, Allahut të Plotfuqishëm. Ndoshta përkufizimin më të mirë të ibadetit e ka ‎thënë Ibn Tejmije:

“Ibadeti është një emër i përbashkët për të gjitha fjalët dhe veprat e njeriut me ‎të cilat Allahu është i kënaqur, qofshin ato vepra publike si: namazi, ‎zekati, agjërimi, haxhillëku, xhihadi, respekti ndaj prindërve, përmbushja e marrëveshjeve, etj, apo ‎qofshin ato sekrete si: dashuria ndaj Allahut të Plotfuqishmit, ndaj pejgamberit Muhamed ‎‎(a.s.), shpresa në mëshirën dhe faljen e Allahut, frika nga ndëshkimi i Tij, falënderimi për ‎begatitë, mbështetja te Allahu etj.”‎

Zoti ynë, Allahu i Plotfuqishëm, nuk është opsion, Allahu nuk është plani B, Allahu nuk ‎është alternativë.‎

Allahu duhet të jetë prioriteti ynë i vetëm, qëllimi ynë i vetëm në jetë, sepse ne jemi krijuar për ‎hir të ibadetit për Allahun e Plotfuqishëm.‎

Allahu i Plotfuqishëm në suren el-Bejjine, 5, thotë:

‎‎“E janë urdhëruar ata që t’i luten vetëm Allahut, që sinqerisht, si besimtarë të vërtetë, të ‎predikojnë fenë dhe të bëjnë namaz, dhe të ndajnë zekatin; e kjo është feja e drejtë.”‎

Në hadithin që e regjistron Muslimi, transmetohet se Resulullahu (savs) i ka thënë Ebu Musa ‎el-Eshariut:

‎‎“E drejta e Allahut tek njerëzit është që ta adhurojnë Atë dhe askënd të mos ia ‎përshkruajnë shok (mos t’i bëjnë shirk), kurse e drejta e njerëzve tek Allahu është të mos ‎i dënojë ata nëse nuk i bëjnë shirk.”

‎Përkthim: Miftar Ajdini

Lajme53 seconds ago

MEPSO ndan 15 bursa për studentë, Latifi: Investojmë në dije sot për një sektor energjetik më të fuqishëm nesër

Lajme55 minutes ago

LSDM shpërthen me akuza: Austria sanksionoi Alta Group, ndërsa Mickoski dhe Sllaveski i hapën dyert për bankë dhe kompani sigurimesh!

Kosovë56 minutes ago

Baton Haxhiu: Isha ndër të parët që e bëra të njohur UÇK-në për opinionin shqiptar dhe më gjerë

Lajme1 hour ago

Mickoski për jurisprudencën: 12 provime teorike do të jepen në shqip

Maqedoni2 hours ago

Ulje e madhe e çmimeve të karburanteve: Benzina lirohet për 7 denarë, nafta për 5,5 denarë!

Maqedoni2 hours ago

Prokuroria i përgjigjet opozitës për “Alta Bankën”: Hetimet nuk hapen me urdhra politikë, por me prova!

Kosovë2 hours ago

LDK reagon ashpër ndaj Presidentes Shiroka-Pula: E papranueshme largimi i fotografisë së Rugovës nga Presidenca

Kosovë2 hours ago

Zemaj sfidon shifrat e Kurtit për 171 mjekët e kthyer: Sa prej tyre u punësuan në spitalet publike?

Sport2 hours ago

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Maqedoni2 hours ago

Aksion policor në Shkup: 5 të arrestuar për drogë, mes tyre edhe një 16-vjeçar!

Maqedoni2 hours ago

Mbi 2.100 amendamente për Ligjin e Prokurimeve Publike, pushteti tërhiqet nga neni që kundërshtoi presidentja!

Maqedoni2 hours ago

Alta Banka lehtëson tërheqjen e parave: Deri në 20 mijë denarë në sportele, rritet edhe limiti i kartelave!

NA NDIQ NË FACEBOOK