Connect with us

Sport

Probleme në zemër, tërhiqet nga futbolli mesfushori brazilian

Published

on

Lucas Leiva është tërhequr nga futbolli aktiv në moshën 36-vjeçare. Mesfushori nisi karrierën te Gremio. Më pas u transferua në Europë, aty ku luajti me skuadra si Liverpool dhe Lazio.

Gjatë karrierës së tij e veshi 22 herë fanellën e kombëtares së Brazilit. Verën e vitit të kaluar ai u rikthye te Gremio. Leiva u detyrua ta mbyllte me futbollin aktiv për shkak të problemeve në zemër.

Shëndeti im është i pari. Dua të falënderoj Gremion.  Sot po shpall tërheqjen time nga futbolli. Po e përfundoj karrierën time në klubin ku doja, por jo ashtu siç doja.

LEXO EDHE:

Një forcë madhore më detyroi ta mbyll me futbollin. Kthej kokën pas dhe ndihem falënderues për karrierën që kam ndërtuar. U largova nga shtëpia në moshën 14-vjeçare për të realizuar ëndrrën time.

Dhe ia dola. Faleminderit të gjithë fansave në mbarë botën! Ju përqafoj të gjithëve”, lexohet në letrën zyrtare të Lucas Leiva-s.

The post Probleme në zemër, tërhiqet nga futbolli mesfushori brazilian appeared first on SuperSport.

NA NDIQ NË FACEBOOK