Sport
Prilli ndizet që ditën e parë, super-përballje në SuperSport

Me eliminatoret që kanë përfunduar tashmë, vëmendja kthehet sërish në kampionatet e futbollit, që janë padyshim në fazën më të nxehtë, atë ku jepen edhe verdiktet e sezonit.
Kështu “temperaturat ngrihen” që në ditën e parë të prillit në SuperSport, teksa në Premier League, të shtunën do të përballen Manchester City dhe Liverpool.
Të dy skuadrat i kanë dhënë tonin Premier Leagues sezonet e fundit dhe të shtunën në orën 13:00 janë gati të prodhojnë një tjetër 90-minutësh spektakolar, të cilin do të mund ta ndiqni ekskluzivisht në ekranin e SuperSport 2.
Ndonëse “The reds” kanë treguar oshilacione këtë sezon, në ndeshjet e mëdha dinë si të reagojnë, ndaj do të provojnë të nxjerrin skuadrën e Guardiolës nga gara për titullin kampion në Premier League.
Ndërkohë, në orën 18:30 vëmendja do të spostohet në Bundesligën gjermane, aty ku të gjithë presin me kuriozitet debutimin e Thomas Tuchel në stolin e gjigantëve bavarezë të Bayernit të Mynihut.
Lexo edhe:
- Tudor “shigjeton” Serinë A: Liga franceze më e fortë!
- Jo vetëm Ancelotti, Ronaldo sugjeron edhe një tjetër legjendë për Brazilin
- Pësoi shtatë gola, portieri i gëzohet fanellës së Messit: Nuk e heq as në gjumë!
- Goditje në merkato, Juventus pas yllit të Bayern Munich
Kalendari është treguar “i pamëshirshëm”, për ta bërë edhe më interesante ditën e parë në pankinë për Tuchel, pasi Bayerni i tij do të presë Borussian e Dortmundit, skuadrën e fundit që ka drejtuar në Bundesligë, para se të largohej drejt PSG-së në Francë.
Nuk mbetet pas as e diela, që ofron një sfidë të drejtpërdrejtë për zonën Champions në Premier League, pasi Newcastle do të presë Manchester United në orën 17:30.
E diela në mbrëmje ofron një tjetër sfidë spektakolare, atë mes Paris Saint Germain dhe Lyonit në Ligue 1, dy prej skuadrave që kanë rivalizuar jo pak vitet e fundit me njëra-tjetrën.
The post Prilli ndizet që ditën e parë, super-përballje në SuperSport appeared first on SuperSport.






















