Connect with us

Sport

Porterin serb në shënjestër, huliganët turq e godasin me sende të forta, një raund më parë e sulmuan në fushë

Publikuar

Sërish telashe për portierin serb të Sevillas Marko Dmitrovic. Në raundin paraardhës të Europa League, gardiani u sulmua në fushë nga një tifoz i PSV, ndërsa tashmë numrin një të portës së spanjollëve e goditën me çakmak.

Në ndeshjen mes Fenerbahce dhe Sevilla me rezultatin që ishte në shifrat 1-0 në favorin e vendasve, disa huliganë turq hodhën sende të forta në fushë. Ishte një çakmak që dëmtoi gardianin serb të cilit iu desh ndërhyrja e menjëhershme e stafit mjekësor. Dmitrovic pati edhe gjakderdhje në kokë megjithatë ia doli të vazhdonte ndeshjen deri në fund./supersport/

NA NDIQ NË FACEBOOK