Connect with us

Sport

Pamje trishtuese, atleti humb ndjenjat ne shteg dhe bie në tokë

Publikuar

Një skenë mjaftë trishtuese është para në njërën nga garat më të mëdha në sportin e atletikës.

Teksa garonte në finalen e 60 metrave me pengesa të Kampionatit Evropian të sallave të mbyllura të dielën në Stamboll, ku ishte një nga favoritët, atleti Enrique Llopis u rrëzua dhe u përplas në tokë pasi u pengua në pengesën e 5-të dhe të fundit.

Ndërsa fituesi, zvicerani Jason Joseph ishte i gëzuar pa masë për suksesin e tij, i riu spanjoll (22 vjeç) mbeti për minuta në tokë, i palëvizur, pa ndjenja. Një skenë që futi stadiumin në një heshtje shqetësuese.

Vrapuesi iu nënshtrua shpejt ndihmës së parë nga mjekët dhe pjesëtar të stafit organizativ e rrethuan me mbuloja për të shmangur pamjet trishtuese nga të pranishmit në tribuna. Më pas ai u transportua në spital ku e kaloi natën nën vëzhgim të mjekëve.