Connect with us

SKENA

“Olta del nga shtëpia”/ Po bën xhiron e rrjetit reagimi i Efit

Publikuar

Sapo nisi spektakli “Big Brother VIP2”, Arbana Osmani mbylli televotimin këtë herë.

Dhe jo vetëm kaq, pasi moderatorja e dashur për publikun bëri të ditur se në studion e madhe nuk do të shkojë vetëm banori që do të largohet përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, por tre të nominuarit.

Teksa u lidh me banorët dhe u tregoi se sa të bukur janë bërë sonte, kanë dashur të shohin edhe Arbanën.

Kjo e fundit u tha se do të ndodhte mbrëmjen e sotme, por pa dhënë më shumë detaje.

Ndërkohë kujtojmë se janë nominuar Armaldo Kllogjeri, Olta Gixhari dhe Krist Aliaj. Ka qenë Luiz Ejlli, i cili ka nominuar këta banorë pas hapjes së Kutisë së Pandorës gjatë emisionit të së shtunës.

Arbana ka pyetur edhe dy komentuesit Arbër dhe Zhaklina se kush del sonte dhe të dy kanë thënë për Armaldon, si dhe janë përgjigjur ish-banorët e ftuar në studio.

Mikela dhe Tea thanë për Armaldon, Ronaldo tha se Olta iku dhe këtu ka reaguar Efi duke thënë “Vetëm ajo nuk ka ikur, nuk ka mundësi”. Vetë Arbana, opozitarët dhe publiku kanë qeshur shumë me këtë reagim të Efit.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK