Kosovë
Një grua tenton të bëjë vetëvrasje, shkak kërcënimet e marra në rrjete sociale

Një viktimë, femër kosovare, ka tentuar të kryejë vetëvrasje.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 26 shkurt, rreth orës 20:00.
Në raportin policor thuhet se shkak ka qenë presioni psikik që viktima ka marrë përmes telefonit dhe rrjeteve sociale, nga një i dyshuar.
Njoftimi i policisë:
NXITJE NË VETËVRASJE
Prishtinë 26.02.2023 – 20:00. Viktima femër kosovare ka tentuar të kryej vetëvrasje, për shkak se i dyshuari mashkull kosovar i kishte bërë presion psikik përmes telefonit dhe përmes rrjeteve sociale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore.






















