Connect with us

Lajme

Ngjarje si në filma/ Kërcënoi me armë zjarri 32-vjeçarin dhe i mori makinën

Publikuar

Kanosi me armë, për motive të dobëta, një 32-vjeçar, dhe i mori automjetin, shpallet në kërkim 22-vjeçari.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Dubrav” në kërkim u shpall shtetasi shqiptar, Emiljan Pepkolaj.

I riu u shpall në kërkim pasi, rreth orës 21:15 të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Bajram Curri-Fierzë, në vendin e quajtur “Dubrav”, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, për motive të dobta, shtetasin G. N., i ka marrë automjetin atij dhe është larguar.

NJOFTIMI I POLICISE
Gjatë ndjekjes nga Policia, 22-vjeçari braktisi automjetin e 32-vjeçarit dhe duke përfituar nga errësira, mundi të largohej.

Policia vijon kontrollin e zonës, për kapjen e 22-vjeçarit dhe sekuestrimin e armës së zjarrit pistoletë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë shpallën në kërkim, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasin E. P., 22 vjeç, banues në fshatin Breg Lumë, Tropojë.

NA NDIQ NË FACEBOOK