Connect with us

Bota

Ngjarje horror/ Po kthehej në shtëpi, kalimtarit i vihet zjarri në mes të rrugës

Publikuar

Një kalimtari i është vënë zjarri në mes të rrugës në Birmingham të Britanisë, teksa po kthehej në shtëpi nga një xhami.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë kalimtarin duke biseduar me një burrë në rrugë dhe pasi ai largohet, trupi i tij merr flakë.

Mediat britanike shkruajnë se i kalimtari pësoi djegie në fytyrë, pasi u spërkat me një substancë të panjohur, pas orës 19:00 të ditës së djeshme.

Autoritetet britanike janë duke hetuar rastin, pasi një sulm i ngjashëm ka ndodhur pak kohë më parë, ku një 82-vjeçari i është vënë flaka jashtë një xhamie në Londër.

Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit Rishi Sunak, tha se ‘incidenti është mjaft shqetësuese’. Burri u dërgua më pas në spital me lëndime të renda, por jashtë rrezikut për jetën.

NA NDIQ NË FACEBOOK